Radhët e gjata për kolaudimin e mjeteve në ambientet e kompanisë SGS në qytetin e Shkodrës, po shfrytëzohen nga individë për të nxjerrë fitime.
Policia e këtij qyteti ka arrestuar 2 persona dhe ka në ndjekje të lirë 6 të tjerë, nën dyshimin se u shisnin radhën e kolaudimit qytetarëve për 1500-2000 lekë.
Nisur nga kjo situate, nga ana e Policisë është organizuar puna për mbikëqyrjen e situatës dhe si rezultat janë kapur në flagrancë 2 shtetas të cilët kryenin këtë aktivitet dhe janë hetuar për veprën penale "Korrupsion pasiv në sektorin privat" gjithashtu u kryen veprime dhe për 6 shtetas për veprën penale "Korrupsion aktiv në sektorin privat".
Konkretisht u bë arrestimi në flagrancë për "Korrupsion pasiv në sektorin privat" i shtetasve Agim Shkjau, 49 vjeç, banues në Shkodër dhe Çesk Prela, 26 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë pasi u merrnin personave të interesuar për të kryer kontrollin teknik të mjetit, shuma nga 1500-2000 lekë për çdo mjet.