http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
AKU po vijon kontrollet ne te gjitha pikat e tregtimit te mishit kryesisht ne qytetin e Korçës, por edhe ne te gjithë qarkun me qellim parandalimin e shitjes se mishit te gjedhit. Inspektoret kane ushtruar kontrolle ne markaten e Korçës, duke pare te gjithë dokumentacionin e mishit qe tregtohet aty. Ata kane informuar tregtaret për urdhrin qe ndalon shitjen e mishit te gjedhit. Kontrollet e AKU pritet te vijojnë edhe ne qytetin e Pogradecit. Ne te gjithë qarkun e Korçës ushtrojnë aktivitetin rreth 70 subjekte qe tregtojnë mish.