http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pasi ministri i bujqësisë i tërhoqi vëmendjen Autoritetit Kombëtar te Ushqimit, se është thyer urdhri i tij, per te parandaluar lëvizjen e gjese se gjalle, ky institucion thote se ka nisur nje investigim per kete çështje. Kreu i AKU Isuf Shehu ne nje takim me drejtoret ne rrethe kërkoi nje verifikim te kësaj situate, per te pare nëse inspektoret kane kryer detyrën ose jo. Nga data 8 korrik, Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar qe te ndalohet lëvizja e gjësë se gjalle nga fermat ne thertore. Por ky urdhër sipas ministrit nuk është zbatuar plotësisht. Behet fjale per te parandaluar sëmundjen e kafshëve dermatoza nodulare.