Report TV - Ligji i vettingut, PD: Të mos hetojnë DSIK dhe ILDKP

Report TV 2016-09-20

Views 1

Eksperti i Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin ''Rreze Dielli'' në Report Tv, ka folur rreth qëndrimit të opozitës për ligjin e vettingun. Bardhi është shprehur se pritet që komisioni i posaçëm parlamentar të mblidhet nesër dhe aty do të bëhet i ditur edhe qëndrimi i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka rezerva të forta përsa i përket kohëzgjatjes së hetimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në ligjin e miratuar më herët nga mazhoranca, nuk ka afat për këtë hetimin i cili mund të zgjasë me vite.

Po ashtu demokratët kundërshtojnë dhe kompetencat që i jepen Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar në Kryeministri (DSIK) dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive (ILDKP) si dhe institucioneve të tjera pranë Kryeministrisë, të hetojnë figurën dhe pasurinë e njerëzve të drejtësisë.

Sipas ekspertit të PD-së, Bardhi, DSIK dhe ILDKP duyhet të japin inforaciion për komisionet e vettingut por jo të shqyrtojnë rastet konkrete të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi këtë tagër duhet ta ketë vetëm Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Share This Video


Download

  
Report form