Kapen 1200 kg mariuhane në Bari - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane e Barit sekuestroi nje gomone dhe 12 kuintalë droge ne brigjet e Puglias. Lënda narkotike e llojit marihuane po transportohej nga skafiste, qe janë pikasur nga forcat e Guardia di Finanzas, te cilët kane nisur operacionin e ndjekjes se tyre ne det. Ato janë afruar me motovedeta, por ne momentin qe janë pare prej trafikanteve, këta te fundit kane shtuar shpejtësinë. Skafistet kane hedhur 80 pakot me marihuane ne det dhe kane mundur te mbërrijnë ne breg, ku kane braktisur gomonen dhe janë larguar drejt nje zone rurale. Prej aty nga kane ecur ne këmbe dhe kane humbur gjurmët. Dyshohet se droga vinte nga Shqipëria. Shitja e saj ne treg do te kapte vlerën e 12 milionë eurove. Gjate javëve te fundit policia italiane ka sekuestruar nje sasi te konsiderueshme marihuane ne operacionet ne det, ku janë prangosur edhe trafikante shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form