Vlorë, kapen 808 Kg hashash - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia parandaloi në momentet e fundit trafikimin e 808 kilogramëve hashash të cilat ishin gati për tu ngarkuar në një gomone nga Radhima e Vlorës drejt Italisë. Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga pronarin e makinës 48-vjeçarin Alban Koshi që kishte transportuar lëndën narkotike deri buzë detit në zonën e quajtur ?Cekodhimë?, ndërsa pronari i gomones është shpallur në kërkim. Nga të dhënat e policisë trafiku i drogës mundi të parandalohej pasditen e së të martës kur në breg të detit u zbulua furgoni me 808 kilogramë kanabis. Në momentin e ndërhyrjes u gjet dhe gomonia e braktisur në afërsi të së cilës ishin hedhur dhe 7 çanta me hashash. Lënda narkotike e ndarë në 40 pako ishte gati për nisje ndërkohë që për operacionin ndihmoi dhe policia Italiane.

Share This Video


Download

  
Report form