Report TV - Aksidentet Rrugore, policia ndërmerr plan operacional në zonat turistike

Report TV 2016-09-20

Views 0

Shefi i sigurisë rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, në një deklaratë për mediat tha këtë të enjte entet pronare të rrugëve duhet të jenë më të kujdesshme në e vendosjen e sinjalistikës gjatë punimeve në rrugë. Ai jep edhe detaje mbi shkaqet e aksidenteve të fundit ndërsa thotë se një plan operacional i policisë rrugore synon uljen dhe parandalimin e tyre.

Gjithashtu ai thotë se numri i aksidenteve me vdekje është në ulje krahasuar me vitet e kaluara.

Aksidentet rrugore të ndodhura gjatë këtyre ditëve me pasoja të rënda kanë sjellë shqetësim në Policinë e Shtetit dhe për këtë shkak, është ndërmarrë një plan operacional në të gjithë vendin. Sipas shefit të sigurisë rrugore në Policinë e Shtetit Skënder Ismaili, plani operacional ka pasur në fokus parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit në akset të ndryshme të vendit, sidomos në akset turistike.

Pavarësisht aksidenteve të fundit, sipas Ismailit, aksidentet me vdekje kanë ardhur në ulje. Kështu sipas tij në vitin 2014, për muajin korrik, kanë qenë 31 aksidente me të vdekur në, në vitin 2015, 25 aksidente dhe në vitin 2016 kanë qenë 20 aksidente. Ismaili jep edhe detaje mbi shkaqet e aksidenteve të ndodhura gjatë kësaj periudhe.

Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit kërkon edhe vendosjen e saktë të sinjalistikës nga Entet pronare të rrugëve. Një ndër aksidentet e rënda është edhe ai ku ndërroi jetë Dhurata Prifti, në afërsi të Arkivës së Shtetit, për të cilin tashmë janë marrë edhe masat me vendosjen e trafikndarësve në rrugë, duke parandaluar kështu aksidente të tjera të mundshme.

Share This Video


Download

  
Report form