Aksidentet rrugore të ndodhura gjatë këtyre ditëve me pasoja të rënda kanë sjellë shqetësim në policinë e shtetit dhe për këtë shkak, është ndërmarrë një plan operacional në akset problematike. Gjatë këtyre aksioneve, sipas shefit të sigurisë rrugore në policinë e Shtetit Skender Ismaili është vënë re mospërdorimi në masë i rripit të sigurimit, mbajtja e fëmijëve në vendet e para si dhe përdorimi i pijeve alkoolike nga drejtuesit e automjeteve.
Por përveç masave ndëshkuese ndaj drejtuesve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e policisë rrugore kanë shpërndarë fletushka me mesazhe sensibilizuese për drejtuesit e automjeteve.