Report TV - Rama: Askush s'e ndal drejtësinë e re, do miratojmë ligjet kryesore

Report TV 2016-09-20

Views 0

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa shoqëruese e reformës në sistemin e drejtësisë do të miratohet.

Në postim në Facebook, Rama shkruan se miratimi i ligjeve kërkon 84 vota, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta ndalë drejtësinë e re që ka nisur.

Postimi i Kryeministrit:
"Reforma në Drejtësi do të vazhdojë me ligjet kryesore që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese dhe kërkojnë minimumi 84 vota. Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese.

Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut.

Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik të së enjtes së shkuar; jo vetëm në sytë e Washingtonit, Berlinit e Brukselit, po edhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar të investitorëve, vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re.

Share This Video


Download

  
Report form