Report TV - Reforma, Berisha jashtë seancës: Mazhoranca u nda, LSI nuk pranoi kapjen

Report TV 2016-09-20

Views 0

Pasi përfundoi fjalën e tij në Parlament, ish-kryeministri Berisha theksoi se maxhoranca u nda në procesin e Reformës në Drejtësi, pasi një krah i rëndësishëm i saj (LSI) nuk pranoi kapjen që qeveria po tentonte ti bënte sistemit të drejtësisë.

?Të enjtën që kaloi reforma në drejtësi u votua në parlament me konsensus të plotë. Kjo ishte maratona më e gjatë dhe akuza të ashpra, me negociata të vështira në nivele të larta.

Konsensusi i kësaj reforme nuk ishte konsensus i vullnetit të mirë, konsensus i dëshirës apo zemrës së të gjitha palëve siç duhet të ishte. Konsensusi i 22 korrikut ishte i imponuar deri në orën e fundit nga njëra palë. Në këtë konsensus udhëhoqi opozita, jo me kërcënime, apo miliona eurove ndoshta të vjedhura në aeroport, por ata çanë çdo kusht, çdo bllokim që iu përpoqën ti bëheshin padrejtësisht asaj. Një krah i rëndësishëm i maxhorancës ndau dhe mbrojti me opozitën parime dhe vlera. Në një moment kritik u nda me qeverinë që donte të kapte me çdo kusht drejtësinë?- deklaroi Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form