Report TV - Dokumenti, Basha pranoi vetingun, por e rrëzoi Berisha

Report TV 2016-06-16

Views 0

Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë ndarë qëndrime krejtësisht të kundërta në raport me draftin SHBA-BE për Reformën në Drejtësi. Ashtu siç pranoi variantin amerikan për Byronë e Hetimit, por u tërhoq pas presionit të Berishës, Lulzim Basha ka pranuar thelbin e draftit të ndërkombëtarëve, pa pretendimin e vendeve të rezervuara dhe bashkë me parashikimin e procesit të vetingut. Shqiptarja.com publikon propozimin zyrtar të Partisë Demokratike, në mes të muajit maji, për procesin e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në asnjë rresht të draftit paralel të Partisë Demokratike nuk përmendet kërkesa për ndarjen e vendeve të rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Kualifikimit.

Share This Video


Download

  
Report form