Rritet numri i shqiptarëve nga Kosova që kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të Morinës.
Ardhja e pushimeve verore ka sjellë një fluks të madh të tyre drejt vendit tonë. Siç raportohet, deri orën 7:00 kanë kaluar kufirin mbi 20 mijë udhëtarë dhe qindra automjete.
Bregdeti ynë është ndër destinacionet e preferuara për shqiptarët nga Kosova, e ndërsa shprehen së vendi i tyre i preferuar për t?i kaluar këto ditë të nxehta vere është plazhi i Shëngjinit.
Por pavarësisht fluksit të madh raportohet se nuk ka pritje apo për radhë të gjata për shkak të rritjes së numrit të sporteleve në doganë.