Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
ë përpiktë si ndërkombëtarët, ambasadori i SHBA-se, Donald Lu dhe Romana Vlahutin hynë në Parlamentin e Shqipërisë, në orën 10:00 orë e thirrur nga kryetari i Kuvendit për të nisur seanca.
Por nga konferenca e kryetarëve e cila vijoi punimet me dyer të mbyllura, nuk u arrit dakordësia e kërkuar. Në këto kushte kryetari i Kuvendit deklaroi shtyrjen në rendin e ditës të diskutimit të ndryshimeve kushtetuese për të vijuar negociatat në kërkim të një ?konsensusi partiak? siç deklaroi Meta.
Në orën 11: 35 minuta ambasadorët lanë godinën e Parlamentit për të vijuar negociatat në kryesinë e Kuvendit me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta dhe kryetarin e PD-se Lulzim Basha.
?Do të bëjmë çdo përpjekje për konsensus në minutat dhe orët që vijnë? tha Meta në konferencën e kryetarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/donald-lu-mberrin-ne-kuvend-per-te-ndjekur-seancen/