Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Thirrje për miratimin e reformës në drejtësi ka ardhur edhe nga Komunitetet e Krishtera në Shqipëri. Nëpërmjet një deklarate për mediat, ky Komunitet i ka bërë thirrje faktorit politik që të gjejnë konsensusin dhe të miratojnë këtë reformë kaq të rëndësishme.
?Në këtë moment kaq delikat, kur po afrohet data dhe mundësia për t?i dhënë vendit një reformë në drejtësi, e cila është ndër hallkat më problematike të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare, dhe që prek drejtpërdrejtë jetën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, i bëjmë thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar. Gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, është sot misioni juaj i madh?, thuhet ndër të tjera në apelin e Komuniteteve të Krishtera Shqiptare.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/apeli-per-miratim-te-reformes-edhe-nga-komunitetet-e-krishtera-ne-shqiperi/