Report TV - Basha: Pranoj propozimin hibrid reforma është drejt miratimit

Report TV 2016-09-19

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar propozimin hibrid të SHBA dhe BE, për reformën në drejtësi.

Kreu i PD tha se reforma është drejt miratimit, ndërsa i bëri thirrje mazhorancës që të japë konsensusin për dy pikat e diskutueshme mes palëve.

"Qëndrimi i grupit është unanim pro reformës dhe koheziv. PD është ?pro? draftit të propozimit hibrid. Për dy çështjet e fundit duhet të gjejnë zgjidhje. Duhet të zgjidhet ana e negociatave dhe ajo e bllokimit. Qëndrimi i PD është koherent dhe unanim. Sot ju them se kjo është një reformë drejt miratimit. PD i bën thirrje mazhorancës që sëbashku, njëra palë e ka bërë ftesën dhe pala tjetër ta pranojë ftesën", u shpreh Basha.

I pyetur për debatet brenda PD lidhur me qëndrimin e ambasadorit të SHBA, Basha tha është i gatshëm të diskutojë me partnerin strategjik të shqiptarëve.

Share This Video


Download

  
Report form