Kapshticë, kapet turku me 500 kg drogë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trafikantët e drogës synojnë të gjejnë tregje të reja, këtë radhë jo në perëndim, por në lindje. Rreth 500 kg lende narkotike kanabis sativa e fshehur ne dyshemenë e këtij kamioni, sipas policisë, dyshohet kishte si destinacion përfundimtar Turqinë. Ngarkesa e madhe e hashashit u zbulua nga doganierët e Kapshticës mëngjesin e së enjtes rreth orës 08:30. Kontrollet me skaner kane zbuluar drogën ne kamionin qe drejtohej nga nje shtetas turk. Policia ka vene ne pranga drejtuesin ?im?ek Kulako?lu, ndërsa ka nisur menjëherë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar te trafikut. Uniformat blu dyshojnë se turku ka marrë përsipër transportin e hashashit drejt Turqisë, duke kaluar përmes territorit grek. Ai është marrë në pyetje për te zbardhur fijet e rrjetit dhe emrat e tjere te implikuar. Ai kishte modifikuar kamionin për fshehjen e drogës. Burimet e policisë i kane thëne Vizion Plus se Kolakoglu kishte qene ne serbi dy dite me pare, ndërsa kete te marte ka hyre ne territorin shqiptar. Dyshohet qe ai te kete marre ngarkesën ne Tirane.

Share This Video


Download

  
Report form