Report TV - Gjirokastër, dyshohet se u prek nga antraksi,humb jetën në spital çobani

Report TV 2016-09-19

Views 0

Një 56-vjeçar ka humbur jetën të enjten e shkuar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, pasi dyshohet se ai ishte prekur nga sëmundja e antraksit.

Sipas të dhënave nga ky spital, i ndjeri ka pasur probleme të mëdha shëndetësore në lëkurë dhe disa organe jetësore.

Mjekët thonë se për të vërtetuar prekjen e viktimës nga sëmundja e antraksit, apo siç ndryshe quhet sëmundja e plasjes, i janë marrë kampionë të gjakut për tu analizuar në laboratorin e përkatës në Tiranë.

56-vjeçari Enver Maçi ishte nga fshati Libohovë dhe merrej me mbarështimin e bagëtive.

Share This Video


Download

  
Report form