Petraq Dashi dhe Ilia Cabiri personi që shihni në këtë foto në ambientet e spitalit ?Nënë Tereza? do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve të prokurorisë për korrupsionin e pronave ku është përfshirë dhe gjyqtarja e gjykatës së lartë Majlinda Andrea.
Ndërkohë masë sigurie arrest në shtëpi gjykata vendosi për Eleni Lino trashëgimtaren që më 12 korrik me vendimin e gjykatës së lartë fitoi pronësinë mbi truallin në zonën e Butrintit.
Masat e dhëna të shtunën u konfirmuan këtë të hënë nga trupa gjyqësore e përbërë nga Xhezahir Zaganjori kreu i kësaj gjykate dhe anëtarët Andi Celiku, Edmond Islmaj, Mirela Fana dhe Guxim Zenelaj.
Vetë gjyqtarja e pezulluar nga detyra prej kolegëve të saj nuk u paraqit për masë në gjykatë pasi procedurialisht masa e saj është bërë aktive duke e pezulluar nga detyra.
Referuar sistemit tims rezulton se gjyqtarja Andrea është kthyer këtë të hënë nga Italia në ora 9:00 po në ndryshim nga udhëtimi i të premtes kur u largua me bashkëshortin në kërkim Odhise Andrea, ajo është kthyer e vetme.
Pas kthimit gjyqtarja Andrea do të pyetet nga prokurorët në lidhje me hetimet dhe me arsyen se përse ajo u largua nga Shqipëria.