Report TV - Korrupsioni i gjyqtares, vendimit iu ul çmimi nga 60 në 50 mijë euro

Report TV 2016-09-19

Views 0

60 mijë euro është kërkuar fillimisht nga bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea për vendimin në favor të pronarëve nga Saranda. Biseda për pazarin që do të blihej vendimi është përgjuar nga Prokuroria dhe do të paraqitet këtë të hënë si provë në gjykatë ku të arrestuarit mes tyre dhe sekseri Petraq Dashi do të njihet me akuzën dhe masën e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj tij nga Gjykata e Lartë.Petraq Dashi, nga qyteti i Fierit, rezulton se në dosjen e korrupsionit për pronat në të cilën është përfshirë gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, ka pasur rolin e sekserit. Sipas Prokurorisë, njohja e Dashit me bashkëshortin e gjyqtares ka bërë të mundur shkëmbimin e parave dhe ndërhyrjen për dhënien e drejtësisë në favor të Ilia Cabirit dhe Eleni Linos

Personi që shihni në këtë foto është Petraq Dashi nga qyteti i Fierit i cili rezulton se në dosjen e korrupsioni për pronat në të cilën është përfshirë gjyqtarja e lartë Majlinda Andrea ka patur rolin e sekserit.

Sipas prokurorisë njohja e Dashit me bashkëshortin e gjyqtares ka bërë të mundur shkëmbimin e parave dhe ndërhyrjen për dhënien e drejtësisë në favor të Ilia Cabirit dhe Eleni Linos.
Ilia Cabiri është personi që ka dorëzuar 50 mijë euro tek Odhise Andrea bashkëshorti i gjyqtares. Cabiri, Dashi dhe Eleni Lino do të dalin para gjykatës këtë të hënë për tu njohur me masat e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj tyre në mungesë.

Në mungesë pritet që masa e sigurisë të vlersohet për Odhise Andrean bashkëshortin e gjyqtares tashmë të pezulluar nga kolegët e saj për dyshimet se është përfshirë në korrupsion.

Ndërkohë për gjyqtaren Andrea nuk do të ketë asnjë proces vlersimi mase pasi tashmë pezullimi i saj nga detyra ka hyrë në fuqi menjëherë dhe për këtë rast është vënë në dijeni Presidenti i Republikës dhe Parlamenti.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS