Luan Mema, marinari i Peshkarexhes ?Celepia2? që ishte marre peng nga egiptiani Adel Mohamed Salam është kthyer sot në Shqipëri, por është shoqëruar për në ambientet e policisë ku dhe është marrë në pyetje nga ekspertët për grabitjen e anijes.
Ai u lirua nga autoritet egjiptiane, te cilat sot vendosën ta ekstradonin në Shqipëri, por forcat e policisë e vendosën që ta pyesin për të hedhur më shumë dritë mbi rrëmbimin e anijes ?Celepia2?
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Mema ka deklaruar përpara grupit hetimor se, ai është lidhur nga pengmarrësi dhe se i është dhënë ilaç gjumi.
Ndëkrohë, sa i përket marinarit tjetër, Mema ka shtuar se nuk ka asnjë informacion për fatin e tij.