Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në portin e Durrësit. Në orën 3 e 30 e mëngjesit të sotëm, një anije siriane ?Seascaner? me flamur regjistrimi të Sierra Leones, është larguar pa përfunduar procedurat ligjore dhe është larguar në lundrim në det të hapur.
Report Tv ka zbuluar vendodhjen e anijes siriane që është larguar në orët e para të mëngjesit nga porti i Durrësit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, anija ndodhet në afërsi të Dubrovnikut, në det të hapur dhe po lëviz drejt Veriut.
Vendodhja e anijes siriane ?Seascaner? ora 13:00
Dyshohet se anija kishte ngarkesë të ndaluar brenda saj. Anija shkarkoi 5 mijë ton të ngarkesës, më pas pati një problem me porositësit e kripës, pasi pjesa e tjetër e kripës ishte e përzier me qymyr nga ngarkesa e mëparshme e anijes. Nuk dihen rrethanat përse në orët e para të mëngjesit kapiteni dha urdhër të largohet nga Porti i Durrësit.