Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i Popullit Igli Totozani ishte në Fushë Krujë, ku pati takime me komunitetin e zonës.
Papunësia, varfëria, mungesa e ujit të pijshëm apo infrastrukturës, ishin disa nga probleme sociale, me të cilat u njoh avokati i popullit, i cili pa nga afër dhe qendrën shëndetësore të Fushë Krujës, ku mungon autoambulanca.
Totozani: E pafalshme që prej vitesh të tëra një qendër e tillë me rëndësinë strategjike që ka edhe përmasat që mbulon qoftë në terren, qoftë popullsisë, qoftë akseve që kalojnë këtu, të mos ketë autoambulancë është një turp i madh.
I bëj thirrje ministrit që në mënyrë të menjëhershme të gjejë zgjidhje për qendra të tilla, në mënyrë të veçantë siç është kjo këtu, që mbulon një pjesë të madhe të territorit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/totozani-ne-fushe-kruje-e-turpshme-qe-nuk-ka-nje-autoambulance/