Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 32 vjeçare mbeti e plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas dhe u mor zvarrë për afro 30 metra nga treni i linjës Shkodër-Vorë
Ajo është Liljana Rrushi, banore e fshatit Mazhë e Madhe dhe udhëtonte me këtë makinë Fiat me Targë AA 457 RZ
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dhe burimeve policore e reja që udhëtonte drejt Fushë Krujës ka tentuar të kalojë në kryqëzimin e Bubqit ku rruga automobilistike pritet me hekurudhën në një kohë që shumë afër ishte edhe treni i pasagjerëve të linjës Shkodër-Vorë
Pranë këtij kryqëzimi, ku aksidente të tilla kanë qenë të shpeshta nuk ka asnjë tabelë informuese për rrezikun, por burimet flasin për një pakujdesi nga ana e 32 vjecares.
Policia në vendngjarje nisi nje hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fushe-kruje-treni-perplas-e-merr-30-metra-zvarre-makinen-qe-e-drejtonte-nje-shofere