PD rrëzon propozimin e Nuland - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike refuzon propozimin e ndihmës sekretares amerikane te shtetit Viktoria Nuland per reformën ne drejtësi. Pas konsultimeve dy ditore me eksperte, selia blu ka bere publik variantin e saj per reformën, i cili përjashton ndërkombëtaret nga procesi i Vetingut, duke i dhene atyre vetëm nje rol monitorues.?Propozimi i jep Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit rol vëzhguesi me akses të plotë në proces dhe dokumentacion, prova apo çdo fakt të shqyrtuar, por pa pushtet diskrecional, i cili do ta kthente ONM në një institucion me supra-sovranitet brenda kornizës kushtetuese shqiptare dhe pa përgjegjshmëri, demokratike. Ky do të ishte një rast sui generis dhe një përjashtim absolut në raport me eksperiencat e vendeve të tjera që kanë hasur probleme po kaq të mprehta me gjyqësorin përpara anëtarësimit në BE, si Rumania apo Kroacia.?Opozita këmbëngul se propozimi i saj i jep te drejtat e duhura ndërkombëtareve ne procesin e Vetingut dhe është ne përputhje me rekomandimet e Venecias.?ONM ka të drejtë të prodhojë një raport pas përmbylljes së shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni. Aksesi i plotë dhe i papenguar në proces, dokumentacion dhe prova për çdo kandidat, dhe hartimi i këtij raporti që është publik, i jep ?të drejta procedurale? të qenësishme ONM-së dhe ndikim në proces. Ky mekanizëm garanton një rol monitorues të ONM që është i paprecedent në legjislacionin shqiptar dhe i pakrahasueshëm me mision të tjera vëzhgimi si Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR etj?.Por cila është skema e ofruar nga Partia Demokratike? Kandidatet per strukturat e Vetingut, sipas këtij propozimi duhet te aplikojnë tek Avokati i Popullit. Ai plotëson dosjet dhe ia kalon Kuvendit. Parlamenti nga ana e tij krijon dy Komisione Ad Hoc, një me 12 anëtarë dhe një me 6 anëtarë me përfaqësim te barabarte mazhorance - opozite. Këto dy komisione shqyrtojnë kandidatet dhe përcaktojnë listat qe ne fund votohen pa debat dhe ne mënyre te fshehte. Kuvendi ne çdo rast ka te drejte te rrezoje te gjithë listën ne bllok me 2 te tretat e votave.

Share This Video


Download

  
Report form