http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e operacionit antidroge ne kryeqytet ku u arrestuan 16 persona per trafikim dhe shpërndarje droge. Pamjet tregojnë se kokaina e grupit qe drejtohej nga Gjergj Cukali fshihej ne kavanoze ushqimesh madje dhe ne arushin me pellush. 16 anëtarët e grupit shpërndanin kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, si ?Myslym Shyri?, ish-Blloku, sheshi ?Willson?, në rrugën ?Ali Demi?, në zonën e ?Porcelanit? dhe në rrugën e ?Elbasanit?. Ata siguronin drogën nëpërmjet Gjergj Cukalit dhe më pas e shpërndanin sipas porosive, ndërkohë që të ardhurat mujore nga shitja e kokainës shkojnë deri në 50 mijë euro në muaj. Policia prangosi 7 persona mbrëmjen e djeshme, ndërsa 9 të tjerë janë arrestuar më parë gjatë po këtij hetimi.Provat materiale te sekuestruara:? 282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë;? 25 telefona celularë;? 5 automjete të markave te ndryshme;? 15 çelësa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave. Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj. Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit. Për shtetasin Gjergji Cukali, është ngritur edhe akuza e ?Falsifikimit të dokumentave?, pasi iu gjet dhe sekuestruan një kartë ID, Patentë dhe Pasaportë biometrike të falsifikuara. Gjergj Cukali i njohur ndryshe dhe si i forti i rrugës ?Myslym Shyri? është një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Tiranë. Në vitin 2004 ai u akuzua për pengmarrjen e Fatjon Demirlikes familjes së të cilit i kërkoi 100 mijë euro për lirim. Një vit më parë 37-vjecari u arrestua dhe për armëmbajtje pa leje, por u lirua disa orë më vonë pasi pronësinë për armën tip shotgun e mori një miku i tij.