Report TV - Nishani shtron darkë për Fiter Bajramin

Report TV 2016-07-19

Views 0

Presidenti Nishani ka shtruar darkë për iftar mbrëmjën e sotme me rastin e Festës së Fiter Bajramit.

Të pranishëm në darkë ishin përfaqësues të komunitetit mysliman, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Guvernatori i Bankës Gent Sejko.

I pranishëm në këtë darkë ishte gjithashtu edhe Imami i Xhamisë së Qabes, Salih bin Muhamed Talib, një ndër xhamitë më të famshme në botë.

Nishani në fjalën e tij përshëndetëse uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën. Ai u shpreh 'Bajrami duhet të shërbejë për të reflektuar për principet themelore. Bajrami duhet të na shtojë ndjeshmërinë ndaj njerëzve të varfër. Kjo festë duhet të shërbejë për të pakësuar keqkuptimet dhe për të shtuar mirëkuptimin?.

Share This Video


Download

  
Report form