Ora News – Shëngjin, plazh poshtë linjës elektrike

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pushuesit dhe turistet që do zgjedhin bregdetin e Kunes në Shëngjin, duhet të marrin parasysh edhe rrezikun që ju kanoset nga përcjellësit e energjisë elektrike. Kjo pasi linja e tensionit 10 mijë volt e energjisë kalon sipër kokave të tyre.
Erozioni detar gjatë viteve të fundit ka bërë që deti ti afrohet linjës elektrike, duke ngushtuar ndjeshëm sipërfaqen e plazhit. Kjo ka detyruar bizneset që ti vendosin shazllonet poshtë linjës elektrike pasi nuk kanë gjetur zgjidhje tjetër.
Pushuesit në këtë zonë ndjehen mjaft të frikësuar kur vënë re se mbi kokat e tyre kalon rryma elektrike. Ata kërkojnë zhvendosjen e shtyllave nga zona e plazhit, pasi në rast të kundërt rreziku për ndonjë tragjedi të mundshme është prezent.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plazh-poshte-linjes-elektrike/

Share This Video


Download

  
Report form