http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas diskutimeve të shumta në Drejtorinë e Tatimeve qeveria ka vendosur që të falë penalitetit për mijëra biznese që nuk arritën të deklaronin punonjësit në kohë. Ministri Arben Ahmetaj tha se do t?i propozohet parlamentit falja e gjobave, por ky rast theksoi ai nuk duhet të përsëritet më. Ahmetaj nuk pranoi kritikat e biznesit se fajin e ka sistemi apo ligji, i cili i le shumë pak orë afat për të deklaruar. Qeveria thotë se nuk do të heqë dorë nga kontrolli i biznesit përmes monitorimit online, i cili nuk është abuziv dhe shmang korrupsionin.