Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Migel de Servantes ose dëshira për të jetuar? është ekspozita e fotografit José Manuel Navia e cila është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve e cila vjen në kuadër të 400 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit.
Nëpërmjet 50 fotografive, të cilat janë shoqëruar me shkrime dhe citime letrare, vjen për puiblikun një udhëtim pamor nëpër vendet dhe shtigjet ku kaloi Migel de Servantes përgjatë jetës së tij.
?Për këtë projekt kam dashur të fotografoj në të njëjtat skena ku Migel de Servantes kaloi ditët e tij dhe ku ëndërroi shumë nga personazhet e tij. Rrugë dhe vende që mbulojnë një pjesë të mirë të gadishullit Iberik dhe të botës mesdhetare, Italia, Greqia, Tunizia, Algjeria gjithmonë i vëmendshëm ndaj njerëzve të thjeshtë dhe trajektoreve larg pushtetit.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ekspozita-per-servantes-jeta-e-shkrimtarit-nepermjet-fotove/