Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Drejtësisë Manjani dhe ai i Mirëqënies Sociale Klosi janë gati të negociojnë e të nënshkruajnë marrëveshje favorizuese me biznesin fason për punësimin e grave të dënuara. Burgimi i grave, sipas Ministrit Manjani nuk është mënyra e duhur e vuajtjes së dënimit, ndaj duhen gjetur alternativa të tjera. Ndërsa kërkesat e personave që vuajnë dënimin janë gjetja e një pune dhe mundësisë së strehimit pasi të lënë institucionin.
Manjani: Kjo gjë nuk do ekzistojë. Unë nuk mendoj se burgu është alternativë për gratë. Ne të ndërtojmë një politikë penale të tillë që dënimi të bëhet por jo kushte ekstreme vecanërisht për pjesën e grave. Por kjo nuk do të thotë që do të vrasim burrin. Sepse shkohet në ekstremin tjetër që hajde se na mbron ministri?Nuk ka ministër që mbron krimin.
Këto punime artizanale janë realizuar nga gratë e privuara nga liria që jetojnë në institucionet e vuajtjes së dënimit. Dëshira e tyre është që mundi i punimeve me dorë të shpërblehet me të ardhura nga shitjet e tyre.
Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Mirëqënies i bënë thirrje biznesit, kryesisht atij fason, se janë gati për të bashkëpunuar dhe të nënshkruajnë marrëveshje favorizuese për aktivitetin e tyre në rast se ata punësojnë gratë që janë duke vuajtur dënimin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-dhe-klosi-apel-biznesit-fason-per-punesimin-e-grave-te-burgosura/