Ora News – Ndryshimet klimaterike, Koka: Dokument strategjik për të përballuar efektet

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka gati planin kombëtar për ndryshime klimaterike, një dokument strategjik që synon të minimizojë dëmet me pasoja sociale dhe ekonomike, të shkaktuara nga ndryshimet klimaterike. Plani kombëtar mbulon periudhen 2017-2035 dhe është një ndër angazhimet ndaj Bashkimit Europian dhe Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike.
Shqipëria ka gati planin kombëtar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimaterike NAP, një dokument që synon të minimizojë dëmet me pasoja sociale dhe ekonomike, të shkaktuara nga ndryshimet klimaterike. Plani kombëtar mbulon periudhen 2017-2035 dhe zbatimi i tij eshte parashikuar ne 3 faza: afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë dhe mbulon sektoret e mjedisit, bujqësisë, shëndetësisë, mbrojtjes civile, turizmit dhe zhvillimit urban.
Gjatë prezantimit të planit, ministri i Mjedisit, Lefter Koka theksoi nevojën për të minimizuar këto dëme në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.
Koka: Ministria e Mjedisit si pararojë e angazhimeve për mbrotjen e mjedisit ka përkrahur dakordësinë në nivel global ndaj ndryshimeve klimatike. So vendi ynë lançon dokumentin e parë zyrtar politik për adaptimin e ndryshimeve klimatike që synon përgatitjen e qeverisë për të përballur me sukses këto efekte. NAP vendos tre objektiva kryesore, pakësimin e dëmeve të përmbytjeve, rritjen e aftësisë ripërtëritëse të bujqësisë nga përmbytjet, sigurimin e ujit të pijshëm, pavarësisht ndryshimeve klimatike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndryshimet-klimaterike-koka-dokument-strategjik-per-te-perballuar-efektet/

Share This Video


Download

  
Report form