Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se Edi Rama për inat të Angela Merkel tenton të shkojë me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Koka: Më duket sikur Rama po tenton që në këtë fshatin e vet siç e quan vendin që qeveris, si një kryefshatar për inat të vjehrrës, (Merkel) tenton të shkojë me mullixhiun (Turqinë) dhe këtë po bën. Duket qartë se është i pasigurt. Ka kuptuar që BE është i ndjeshëm nga këtyre fenomeneve. Më vjen në mendje Rama me Erdogan ku Erdogan ishte shoferi dhe Rama pasagjeri. Erdogan ishte i sigurt në Bosfor, Rama i frikësuar si pasagjer. Rama është i pasigurt në atë çka po bën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sonte-ne-360-grade-gazetarja-gjermane-zbardh-cfare-ndodhi-ne-berlin