Ora News - Regjistrimi në çerdhe, prioritet fëmijët me një prind dhe autikët

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prindërit duhet të nxitojnë të regjistrojnë fëmijët në çerdhet e kryeqytetit pasi afati i parë i këtij procesi përfundon në 30 qershor. Përgjegjësitë e çerdheve thonë se mesatarisht regjistohen rreth 40 vogëlush në një ditë, statistikë që tregon për një interesim të lartë për të zgjedhur këto institucione publike. Arsyet, sipas prindërve, janë disa:
?E para ekonomia, nuk është për private dhe e dyta janë më mirë këtu?, tha një prind.
Diana Coraj, përgjegjëse e çerdhes nr 1: Ne pasi të bëjmë selektimin nxjerrim listat e fëmijëve përfitues dhe pastaj bëjmë një takim ekstra me prindërit që do të jenë të sistemuar në institucionet ku ata kanë kërkuar të sistemohen fëmijët e tyre dhe faza e dytë do të jetë prezantim i institucionit me rregullat si funksionon institucioni dhe paraqitja e dekoumentave përkatës.
Prioritet për akomodim në çerdhe do t?u jepet fëmijëve me një prind, familjeve me të ardhura të pakta, vogëlushëve që kanë lindur me çrregullime të spektrit autik apo të sindormit doën. Në komisionin e posacëm të regjistrimit, ka përfaqëues nga njësitë administrative, kryesish nga zyra e mbrotjes së fëmijëve.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/regjistrimi-ne-cerdhe-prioritet-femijet-me-nje-prind-dhe-autiket/

Share This Video


Download

  
Report form