Report TV - 30% e vijës bregdetare të Lezhës do të jetë plazh publik

Report TV 2016-07-17

Views 3

30% e vijës bregdetare të Lezhës do të jetë plazh publik, për tu frekuentuar nga pushuesit pa asnjë pagesë.

Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj,i cili bën të ditur se plazhi publik është zhvendosur në zonën ku qëndrojnë autobusët që transportojnë pushuesit.

Gjithashtu Bashkia po punon për vendosjen e tabelave orientuese që pushuesit vendas apo të huaj, të mund të informohen lehtësisht.

Sipas kryetarit të Bashkisë Frrokja, këto ndërhyrje, sidomos për plazhet publike erdhi si pasojë ankesave të shumta të bëra nga pushuesit për zbatimit e plazhit nga subjekte private.

Share This Video


Download

  
Report form