Report TV -Manastirliu: Spitali i Lezhës i pari institucion publik me energji 'të pastër'

Report TV 2019-05-30

Views 0

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë dhe ambasadori Italian në Shqipëri, alberto Kutillo morën pjesë në inagurimin e impiantit të ri të energjisë alternative në Lezhe, që plotëson nevojat e spitalit në këtë qytet.

Ky është i pari institucion publik në Shqipëri që tashmë funksion me energji të rinovueshme.

Nga Lezha, Manastirliu bëri thirrje për mjekët të aplikojnë në portalin ?Mjekë për Shqipërinë?, ku theksoi se aplikimet e para për 191 vende pune mbyllen me 15 Qershor.

?Është jo vetëm një investim që kursen energjinë elektrike por impiantet voltaike janë një formë energjie e pastër, e cila nuk është e dëmshme për mjedisin?, tha Manastirliu.

Projekti është realizuar nga Universiteti Politeknik i Milanos dhe është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe qeveria italiane.

?Besojmë se projekte të tilla do të zhvillohen dhe zgjerohen edhe në të ardhmen dhe qeveria shqiptare do të ketë mbështetjen tonë?, u shpreh ambasadori italian në Shqipëri, z. Alberto Cutillo.

Share This Video


Download

  
Report form