Ora News – Shkodër, punimet te ura e Bahçallëkut krijojnë radhë kilometrike

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Amortizimi i urës së Bohçallekut në hyrje të qytetit të Shkodrës ka nisur prej vitesh dhe përherë ndërhyrjet në këtë vepër arti kanë qenë të pjesshme.
Situata edhe sot paraqitet problematike, pasi dëmtimi i saj i lartë rrezikon jetën e kalimtarëve dhe në të njëjtën kohë nuk përballon fluksin e lartë që ka arteria kryesore e hyrje-daljes për në Shkodër.
Por në këto ditë të nxehta që kanë shënuar edhe nisjen e sezonit turistik dhe kanë rritur fluksin e lëvizjeve, janë përzgjedhur nga autoriteti rrugor si moment për të nisur riparimin e urës. Menjëherë këto punime janë reflektuar në trafik të ç?orientuar dhe kaos.
E mirëpresim riparimin e urës. Është e domosdoshme, por kryerja e punës në mes të ditës është jo normale thonë drejtuesit e mjeteve.
Shofer: A dasht me e ba para disa kohësh. Ne kena vujt. Vetëm natën.
Trotuaret për këmbësorë dhe një pjesë e parmakëve të urës së ndërtuar në fillim të viteve të 70-të, nga viti në vit kanë pësuar dëmtime të shumta.
Ura që kalon mbi lumin Drin është e gjatë 170 metër dhe me prurjet e mëdha të viteve te fundit ka pësuar jo pak dëmtime edhe në këmbët e saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/punimet-te-ura-e-bahcallekut-krijojne-radhe-kilometrike/

Share This Video


Download

  
Report form