Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias në mënyrë që reforma në drejtësi të jetë e pavarur dhe larg duarve për kapjen e sistemit.
Nga asambleja e PR, Basha tha se zgjidhja tashmë nuk është në dorën e tyre, por në dorë të mazhorancës dhe nëse kjo nuk arrihet tha Basha, atëhere në fushatën e ardhshme elektorale votën do ta kërkojë për një reformë në drejtësi të pakapur.
Basha: Duke zbatuar të vetmin kusht të opozitës plotësimin e rekomandimit 88 të plotë dhe jo të pjesshëm si rruga që i ofron shqiptarëve një drejtësi të pavarur, të pakapur dhe të pandikuar nga mazhoranca aktuale dhe aksione te saj për të mos iu nënshtruar gjykimit të pavarur. A do ta bëjmë dot? Kjo nuk varet nga ne. Ne e kemi thënë fjalën tonë: Nuk kërkojmë asgjë më shumë se zbatimi i plotë i 88 të albitrave të komisionit të Venecias, që është zotuar ky kryeministër se e pranon të plotë dhe pacensurë. Nuk pranojmë dhe nuk do të pranojëm asgjë më pak dhe asnjë gjyqtar mbi komisionin e Vencias. Zgjidhja është aty, ne kemi formuluar në ditët e fundit metodat europiane të implementimit të parimeve të rekomandimit 88. Asnjë argument nuk është paraqitur nga pala tjetër.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/basha-te-...