Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Kashari ku ishte për fushatë elektorale kryeministri Edi Rama sulmoi kundërshtarët e tij politik, PD e LSI-së
Rama kërkoi votën për PS-në si e vetmja parti e aftë për shtetndërtim por dhe për zbatimin e reformës në drejtësi e cila sipas tij çdo ditë është e rrezikuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i LSI-së Petrit Vasili.
"Reforma në drejtësi është rrezikuar çdo ditë nga ty (Lulzim Basha) e nga Petriti (Petrit Vasili). Nëse doni të garantojmë reformën në drejtësi deri në fund duhet kokëfortësia e PS," tha Rama.
Duke sqaruar se s'kishte luftë politike me ata që i ka aleatë deri më 23 qershor Rama thumboi LSI-ne si parti e cila në 4 vitet e qeverisjes e kishte pasur mendjen tek tepsia e jo tek reformat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-reforma-ne-drejtesi-rrezikohet-cdo-dite-nga-luli-e-petriti/