Vota e britanikëve në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-17

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rezultati i votimeve për qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian do të jetë shumë i ngushtë. Kështu mendon Andy Mihalovic, profesor nga Britania i cili jep gjuhë angleze në Shqipëri. Ai thotë se askush nuk është 1oo % i sigurte per atë qe do te ndodhë. Sipas Mihalovic deri tani shumica e argumenteve janë spekulative dhe shume emocionale. Ka nga ata që janë kundër qëndrimit, sepse mendojnë se ka shumë emigracion, por ka dhe nga ata që janë pro, pasi e lidhin me arsyet ekonomike. ?Duke iu referuar rezultatit te votimit, nëse britaniket do ti cojne votat e tyre pro qëndrimit ne BE, asgje nuk do të ndryshoje në aspektin ekonomik. Por besoj se mes partive politike do të ketë sërish përplasje midis atyre që kanë bërë fushatë pro dhe atyre kundër. Nëse Mbretëria e Bashkuar zgjedh të largohet nga eurozona, ne nuk jemi te sigurt se çfarë do të ndodhë. Sigurisht që nuk do të ketë një ndarje të menjëhershme të Anglisë nga Bashkimi Europian, sepse midis tyre qëndron një lidhje 40 vjeçare negociatash dhe bashkëpunimesh dhe në nje farë mënyrë do të duhet shumë kohë të shkëputet kjo marrëdhënie. Nuk mund të ndodhë brenda natës?.Ndërsa ka bërë gati votën me postë, profesori na zbulon qëndrimin e tij.?Une besoj se është më mirë që Britania të qëndrojë në be. Për disa arsye : pikë sëpari centralizimi është proces natyral, pra thënë ndryshe 400 vite më parë njerëzit qeveriseshin nga pushteti lokal, me pas nga mbreti dhe ne fund fare nga qeveria britanike. Në këtë kuptim dhe qeverisja nga Brukseli eshte nje proces natyral, ndonëse une jam dakord apo jo E dyta frika nga emigracioni është tek brezi i vjetër, të rinjtë nuk e kanë këtë frikë. Ata janë rritur dhe kanë mësuar gjuhë të ndryshme në shkolla dhe ndjehen mirë me të. Do të jetë gjenerata e re ajo qe do të votojë pro dhe të vjetrit kundër. Për të qenë të ndershëm do të jetë gjenerata e re ajo që do trashëgojë vendin dhe këtu unë mbështes pikëpamjet e tyre sesa të gjeneratës time?. Të gjithë shtetasit Britanikë në vendin tonë votojnë nëpërmjet postës. Edhe pse të rinjtë mbështesin qëndrimin në union, mbetet për t?u parë pjesëmarrja e tyre në votime.

Share This Video


Download

  
Report form