http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Misionin e parë si kryetar i sapo zgjedhur i Parlamentit të Malit të Zi Darko Pajovi?, e pati në Shqipëri. Ai ndoqi nga afër mbështetjen që deputetët shqiptarë i dhanë anëtarësimit të vendit në NATO, përmes ratifikimit të protokollit të anëtarësimit. Vendim që Pajovi?, e konsideroi si një hap historik.Darko Pajoviç: Anëtarësimi në NATO në të ardhmen siguron që vendi ynë është në drejtimin e duhur, pasi kemi filluar me reformat gjithëpërfshirëse, sidomos ato në fushën e sundimit të ligjit, që janë vlera të përbashkëta, dy anë të së njëjtës fytyrë të Evropës Perëndimore.Më herët, numri një i Parlamentit malazez u prit në një takim të veçantë nga homologu shqiptar Ilir Meta, me të cilin ndanë bindjes se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO forcon sigurinë e stabilitetin në rajon.Ilir Meta: Aderimi i Malit të Zi në NATO si dhe avancimi drejt përfundimit pa vonesa të proceseve integruese euro-atlantike për të gjithë vendet e rajonit tonë, janë kyçe për forcimin e perspektivës së paqes dhe stabilitetit për Evropën Juglindore. Në këtë drejtim, bashkëpunimi dhe miqësia shqiptaro-malazeze janë mjaft të rëndësishme dhe domethënëse për stabilitetin e rajonit.DARKO PAJOVIÇ: Për ne NATO nuk është vetëm një aleancë politike dhe sigurie. Ajo është e rëndësishme për sigurinë e paqes jo vetëm për shtetin e Malit të Zi, por edhe të vetë rajonit tonë. Dhe ato shtete në rajon që në këtë moment as nuk mendojnë për anëtarësimin në NATO, në një të ardhme të shpejtë do të fillojnë të mendojnë në këtë drejtim.Gjatë qëndrimit në Tiranë, Darko Pajoviç pati një takim edhe me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, me të cilin diskutoi mbi proceset integruese euroatlantike të të dy vendeve dhe bashkëpunimin dypalësh.