Pas skandalit të bërë publik një natë më parë në emisionin investigativ "Stop" ku një fëmijë vetëm 3 vjeç dhunohet brutalisht nga administratorja Anjeza Shabani ka ardhur edhe reagimi i ministrisë së Arsimit.
Ministra e ka cilësuar si një turp dhunën e ushtruar në një institucion edukimi madje ka konfirmuar se kopshti është fantazëm pra i pa licensuar. Një gjë të tillë e mësoi edhe më herët Report TV i cili mësoi se institucioni kishte muaj që nuk inspektohej.
"S'ka aprovim është pa licencë, jam ndjerë shumë keq që një administratore dhunon një fëmijë. Jemi të vendosur që akte të tilla të na bëjnë më të fortë në inspektim. Institucionet të kalojnë në vrimë të gjilpërës. Ne do bëjmë publike në pak çaste situatën, po verifikojmë"-tha Ministrja në daljen e saj për mediat pas përfundimit të një aktiviteti.
Pavarësisht faktit se Shabani reklamonte në rrjetet sociale kopshtin e saj kjo gjë nuk ka rënë në sy të askujt për të vërtetuar nëse ishte apo jo një institucion ligjor apo thjesht fantazëm.
Faqja e Facebook-ut tashmë nuk ekziston më pasi persona ende të paidentifikuar e kanë mbyllur atë menjëherë pas bërjes publike të videos që denonconte dhunën e paprecedentë
Nga ana tjetër në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë ish gazetarja e emsionit "Alarm" është ka pohuar dhunën e ushtruar ndaj të miturit duke theksuar se nuk e dinte se ishte autik dhe se pasi e kishte rrahur ajo e kishte përqafuar djalin.
Shabani akuzoi emsionin gjithashtu edhe për montim pasi sipas saj nuk janë filmuar momentet kur ajo e ka përqafuar djalin
Anjeza Shabani administratorja e kopshtit privat "Diren" në Tiranë, është shoqëruar në polici. Pamjet e dhunimit të një të mituri në kopësht u transmetuan mbrëmjen e së hënës nga emisioni investigativ "Stop".