Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një video amatore është dërguar nga qytetarët në redaksinë e Ora News, ku shfaqet një qen që kafshon mishin brenda një thertoreje në Pogradec, i destinuar për shitje. AKU duke mosushtruar kontrolle edhe në këtë rast nuk garanton sigurinë ushqimore e aq më pak shëndetin e konsumatorëve.
Një video skandaloze është dërguar nga qytetarët në redaksinë e Ora News, ku duket qartë një thertore që nuk plotëson as standardet më minimale të higjienës.
Në pamje duket mishi i ekspozuar në brendësi të thertores, i destinuar për shitje dhe një qen që kafshon atë.
AKU institucioni përgjegjës për sigurinë ushqimore vijon neglizhencën duke i lënë qytetarët të ekspozuar përballë rrezikut të vazhdueshëm të konsumimit të ushqimeve jashtë çdo standarti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pamje-tronditese-ne-pogradec-qeni-kafshon-mishin-e-destinuar-per-shitje/