Një përplasje me armë zjarri është shënuar mesditën e kësaj të premteje në qendër të qytetit të Kavajës pranë Bashkisë. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e kësaj përplasje mes të majtësh dhe të djathtësh.
Babë e bir Eqerem dhe Erkid Kazazi aktualisht kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratik dhe një kalimtar i rastit 46 vjeç me inicialet D.XH.Në cilësinë e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje është ndaluar ish-drejtori i zyrës së Punës së këtij qyteti Saimir Kurti i Partisë Socialiste. Kurti aktualisht nuk mban asnjë post politik, që nga 2014 kur ai dha dorëheqjen pasi u akuzua nga Partia Demorkatike për kontrabandë
Sipas të dhënave të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Bashkisë së qytetit.
Zbardhet dinamika e ngjarjes
Gjatë marrjes në pyetje palët kanë konfliktuar me njëri tjeterin për shkak të një parkimi.
Gruaja e Sajmir Kurtit ka parkuar parkimin pranë lokalit të Kazazit e kjo është bërë shkak që babë e birë të përplasen me të pasi nuk e kanë lëjuar që ajo të vendoste makinën pranë lokalit të tyre.
Në këtë moment gruaja e Kurtit ka marrë të shoqin në telefon i cili ka mbërritur në vengjarje e është përplasur fizikisht me Kazazët. Pas konfrontimit fizik Kurti ka qëlluar me armë në tokë plumbat kanë bërë rikoshetë, e si pasojë kanë mbetur të plagosur Eqeremi dhe i biri si dhe një kalimtar i rastësishëm
Kush është Eqerem Kazazi?
Eqerem Kazazi është i njohur për blutë e Kavajës e të Durrësit, pasi rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qënë dëshmitar në procesin gjyqësor të "Bandës së Lul Berishës" pasi ndryshoi dëshminë e tij.
Dëshmia e tij u bë mes tensioneve dhe kundërshtimeve të herëpashershme nga të pandehurit, avokatët dhe prokurori, i cili urdhëroi arrestimin. I pyetur nga akuza se kur ishte arrestuar, Kazazi tha se nuk mbante mend vitin.