Ora News – Veliaj paralajmëron gjoba për grumbulluesit e mbeturinave dhe grosistët

Ora News Lajme 2016-06-16

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paralajmëroi masa ndëshkuese për personat që grumbullojnë materiale nga koshi i mbeturinave, por duke iu ofruar atyre edhe një mundësi punësimi.
Veliaj tha se edhe grosistët që mund të bashkëpunojnë me këta persona do të ndëshkohen. Ai foli gjatë inspektimit të impiantit të ri në Landfillin e Sharrës.
Erion Veliaj: Veliaj: Kush do punë, ne do t?ua sigurojmë atë, ama nuk do të lejojmë më që koshat të digjen, nuk do të lejojmë që koshat të vandalizohen dhe nuk do të lejojmë që 4 mijë pikat e grumbullimit të plehrave në Tiranë të kthehen në 4 mijë vatra infeksioni.U bëj thirrje atyre që grumbullojnë mallin që merret nga koshat e mbeturinave të Tiranës, se do të ketë penalizime sipas ligjit. Do të përdorim çdo mjet të ligjit për të ndaluar këtë shfrytëzim të njeriut nga njeriu. Ata nuk i ndihmojnë ata që rrëmojnë nëpër plehra, përkundrazi po i shfrytëzojnë në kushte skandaloze, pa sigurime shoqërore. Kjo nuk është një ofertë punësimi, kjo është një ofertë shfrytëzimi dhe skllavërie. Ofertë punësimi është kjo e Bashkisë së Tiranës, ku vihet dhe punohet me uniformë, sipas të gjitha standardeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-paralajmeron-gjoba-per-grumbulluesit-e-mbeturinave-dhe-grosistet/

Share This Video


Download

  
Report form