Report TV - Xhafaj: Nesër drafti në komision e miratojmë ne ose vetë populli

Report TV 2016-06-13

Views 0

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi u shpreh mjaft qartë sot në lidhje me draftin e reformës në Drejtësi, votimin dhe vendet e rezervuara. Në fjalën e tij Xhafaj tha se është arritur dakordësia për një draft të gjithë pranuar dhe të dakordësuar i cili do të kalohet në diskutimet e komsionit të Posaçëm ku do të diskutohet nen për nen dhe në tërësi.

"Sot në mëngjes kemi shpërndarë draftin për miratim në komisionin e posaçëm . Unë do shqyrtoj dhe votoj nen për nen draftin. Komisioni mblidhet nesër. Kemi patur një diskutim shqyrtim të çdo neni duke debatuar secilin prej neneve. Është mundësuar të kemi një draft qëe prek gjithë problematikat e konstatuara gjatë diskutimit dhe të gjitha ata pika që synojnë konsensusin"-tha Xhafaj

Xhafaj tha se nëse nuk votohet nga politika drafti dot të mbetet në dorë të popullit "Fakti që kemi dakordësuar të gjitha tani ak mbetur një gjë shumë e vogël e hapur. Sot kemi një projekt kushtetues të gjithë pranuar, që nuk është më në dorë të ekspertëve apo komisionit por pasuri e popullit dhe se do i heqi drejtësinë gjyqtarëve e do jua japi qytetarëve. Nëse se zgjidhim ne politikanët, vendos popull "-tha Xhafaj

Kreu i Komisionit të posaçëm tha se mazhoranca ka pranuar brenda rekomandimit të Komsionit të Venecias, ka pranuar votimin me 2/3 me kërkesë edhe të opozitës si një kusht, ndërkohë që tha se nuk i cilëson vendet e rezervuara si një zgjidhje e mirë pasi sipas tij kjo do të cënonte sistemin e drejtësisë.

"Shumica ka qenë e nevosjme ka qenë me 3/5. Ka qenë një kërkesë e hershme e opozitës drejtuar komisionin të venecias po të shikoni opinonet do shihni kërkesën e opozitës për 2/3. Kjo për ne nuk është e lehtë, por është një shumicë e aplikueshme e pranueshme si standard e për sa kohë u propozuae dhe nga ndërkombëtarët ne e kemi pranuar. Sot në projekt është me 2/3. Vendet e rezervuara nuk janë propozim që vijnë nga ndërkombëtarët. Është formulë së bashku me disa formula të tjera kur kemi nevojë seleksionuese brenda trupave . S'kanë qenë kurrë një gjë e dakordësueshme mes palëve,. Nuk është propozim i Venecias Ajo që është pranuar që është që opozita të ketë një rol substancial. Vendet e rezervuara janë ata që institucionet të ndahen në parcela, partitë të kenë përfaqësues të tyre ne gjyqësor e prokurorisë

Vendet e rezervuara tha Xhafaj "funksionojnë në KQZ se ka aktorë partitë politike ndërsa KLD dhe KLGJ janë të pavaruara dhe influenca do të thotë një përfaqësim politikë të tyre . Kjo do mundësonte cënimin e të drejtës së qytetarëve dhe institucionit. Ne do vijojmë të elaburojmë të gjejmë një zgjidhje brenda mundësive, brenda 2/3 e 3/5 por kurrsesi nuk e ndan këtë përfaqësuesit e pushtetit të drejtësisë. Ndarja në parcela ne gjykojmë se do ishte e dëmshme por mbetet për tu parë.

Në përfundim të fjalës së tij Xhafaj tha se nëse nuk votohet nga politika drafti dot të mbetet në dorë të popullit

Share This Video


Download

  
Report form