Punimet në kuadër të projektit "Rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe peizazhit në Parkun Arkeologjik të Apolonisë" janë inspektuar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin.
Në kuadër të këtij projekti që synon rivitalizimin e këtij aseti me vlera të paçmueshme Bashkimi Evropian ka investuar rreth 700 mije euro.
Ministrja dhe perfaqësuesja e BE u njohën nga afër edhe me vlerat e veçanta të këtij destinacioni.