Report TV - Konventa e LRI, Meta: "Drejtësia" të mbyllet me cilësi e legjitimitet

Report TV 2016-06-10

Views 1

Kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta teksa ka folur në Konventën Kombëtare të lëvizjes Rinore për Integrim ka thënë se Re3forma në Drejtësi duhet të mbyllet me cilësi dhe legjitimitet.

Ai ka shtuar se Shqipëria ka nevojë për institucione të forta dhe demokratike dhe se Europa kërkon arritjen e standardeve për çdo vend që aspiron integrimin.

?Kemi nevojë për institucione të forta dhe demokratike. Reforma në Drejtësi duhet të mbyllet me cilësi dhe legjitimitet. Europa kërkon standarde për ata që duan të anëtarësohen. Të bashkohemi për sfidën drejt BE-së? tha ai.

Meta ka thënë se duhet që të bashkohen të gjithë në mënyrë që Shqipëria të arrijë sfidën kryesore atë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

?Duhet bashkëpunim që të mos humbasim shansin dhe mundësinë që Shqipëria të jetë anëtare e denjë dhe e barabartë e Bashkimit Europian.Nuk kemi alternativë tjetër, kjo është e vetmja mënyrë që të jetojmë në paqe e bashkëpunim me fqinjët në rajonin tonë. Konkurenca nuk është më mes Shqipërisë, Maqedonisë e Serbisë, por konkurenca është mes rajoneve.? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form