Report TV - Reforma futet në kalendarin e Kuvendit, PD: Shkelje e rëndë

Report TV 2016-06-09

Views 0

Pas bekimit të ndërkombëtareve mazhoranca konkretizon premtimin për të mbyllur reformë në drejtësi brenda këtij sesioni me apo pa opozitën. Paketa e ndryshimeve kushtetuese që përbën thelbin e kësaj reforme është përfshirë në kalendarin e punimeve të kuvendit në periudhën 13 qershor- 1 korrik. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, të enjten e 30 qershorit, reforma në drejtësi duhet të miratohet.

Sipas kalendarit të kuvendit, pas komisionit të posaçëm drafti i kalon komisionit të ligjeve i cili më pas ia përcjell për votë seancës plenare.

Ndërkohë, Partia Demokratike e ka konsideruar shkelje kalimin e draftit të reformës në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka u shpreh se mazhoranca veproi në mënyrë klandestine dhe të jashtëligjshme. Sipas tij, kalendari i prezantuar në Konferencën e Kryetarëve nuk ka pasur të përfshirë draftin e reformës në drejtësi. "Ka një procesverbal për ato që janë diskutuar në mbledhje. U diskutua për shumë gjëra, për çdo absurditet, por çdo gjë u përmend dhe vetëm reforma në drejtësi nuk u përmend. S?ka kaluar fare në gojën e askujt dhe papritur rezulton në kalendar e miratuar me konsensus. Kanë bërë një makinacion mafioz me qëllim gjoja për ta kaluar me konsensus. Duhet ndjekje penale për atë që ka kryer këtë akt?, tha Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form