Arjan Aliaj personi që shihni në këtë pamje është gjyqtari që një ditë më parë vendosi të pezulloj nga detyra drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Cako dhe të arrestoj dy drejtuesit e policisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me pajisjen përgjuese ?IMSI CATCHER?.
Por cili është gjyqtari Aliaj?
Në vitin 2000 Aliaj do të përjashtohej nga sistemi i drejtësisë për shkelje ligjore. Me vendimin nr 99, datë 20 dhjetor 2000 Këshilli i Lartë i Drejtësisë do ta shkarkonte nga detyra e gjyqtarit të shkallës së parë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me motivacionin e kryerjes së veprimeve në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës.
Pas këtij vendimi Aliaj rezulton se ka shkuar në Francë si emigrant, por në Shqipëri ka nisur procedurat e apelimit të shkarkimit të tij.
Më 4 Prill 2001 me vendimin numër 25 të kolegjeve të bashkuara në gjykatën e lartë ai do të humbe betejën ligjore me drejtësinë duke mbetur në fuqi shkarkimi.
Tre vite më pas ai do të rikthehej në sistemin e drejtësisë këtë herë me një vendim të gjykatës Kushtetuese.
Është pikërisht ky vendim që shihni në pamje me dt.2 prill 2003 që detyroi KLD ta rishqyrtoj kërkesën e gjyqtarit për tu pranuar në sistem.Aliaj është i datëlindjes 1959, sot 57 vjeç dhe prej më shumë se 15 vitesh rezulton se jep drejtësi në emër të republikës në gjykatën e Tiranës.
Ndër gjyqet ku rezulton si trupi gjykuese Aliaj është masa e sigurisë ndaj Babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri më 28 Mars 2013, seanca ndaj 116 protestuese të 21 janarit një pjesë e të cilëve u dënuan.