Hasmëria 22 vjeçare është bërë shkak që Skënder Baku personi që shihni në këtë foto të vras më 1 shtator të 2013 Lulzim Sherën në Fushë Krujë.
Për këtë vrasje prokuroria e krimeve të rënda kërkoi dënimin me burg për jetë për Bakun, por dhe pse në arrati pasi Skënder Baku nuk është arrestuar për krimin e kryer ai ka mundur të fitojë gjykimin e shkurtuar.
Për pasojë prokuroria kërkon dënimin e tij me 35 vite burg ndërsa pritet që trupa gjyqësore me kryesuese Etleva Dedën të dalë me një vendim për këtë proces.
Skënder Baku sipas prokurorisë krimin e ka kryer në bashkëpunim me një shtetas tjetër por dhe pse kanë kaluar 2 vite nga hetimet ai ende nuk është zbuluar.
Kjo vrjasje ka ardhur për shkak të një hasmërie të vjetër e krijuar në burgun 313 në tiranë ku vëllau i Bakut dhe Lulëzim Shera kanë qenë të dënuar dhe gjatë një sherri Shera ka vrarë atë.
Në shenjë hakmarrje sapo Shera ka dalë nga burgu është ekzekutuar në automjetin e tij ku kish filluar të punonte si shpërndarës buke në qytet.
Për disa vite rresht familjet kishin negociuar dhe për një pajtim mes tyre por nga të afërmit e Bakut të vrarë nga Shera në vitin 1991 nuk është pranuar falja e gjakut, për të përfunduaar në hakmarrjen e 1 shtatorit 2013.